Jesse Lingard është duke kaluar nëpër një formë të lartë, që kur kompletoi kalimin te West Hami nga Manchester United si i huazuar.

Lojtari 28-vjeçar dështoi që të gjente vetën në strategjitë e Ole Gunnar Solskjaer, mirëpo po shkëlqen te Çekanët.


Lingard u bashkua me ish-trajnerin e tij te Djajtë e Kuq, David Moyes në afatin kalimtar të janarit dhe forma e tij ka qenë impresionuese.

jesse lingard west ham 2020 21 ff3p5vj91rtr1o73zzt3ost66

Lojtari shpërtheu qysh në ndeshjen e parë te West Hamit, kur fituan 3-1 ndaj Aston Villës, duke shënuar dy gola në këtë takim.

Një paraqitje e mirë erdhi edhe ndaj Arsenalit në fundjavën që shkoi, edhe pse skuadra e tij barazoi 3-3.

1 GettyImages 1303309009 1

Lingard e shënoi golin e parë në këtë sfidë, mirëpo skuadra e tij nuk ia doli të mbante epërsinë prej 3-0.

Por, ky rezultat nuk e zbeh paraqitjen e tij në atë ballafaqim, mirëpo as ato që i ka zhvilluar deri më tani te West Hami. /Telegrafi/

telegrafi sport app