Blerim Destani po vazhdon me sukses të paraqitet në projekte filmike ndërkombëtare.

E për të nxjerrë më të mirën dhe për t'u paraqitur sa më mirë në një film, duhet edhe një sakrificë e madhe.


Aktori është detyruar të ‘rruajë’ mjekrën, e cila e karakterizoi aktorin për një kohë të gjatë.

Por, kjo nuk është e vetmja sakrificë e aktorit tetovar, pasi që i është nënshtruar edhe disa grimeve që e kanë ‘transformuar’ shumë duke mos na lënë përshtypje se është vërtetë ai.

Destani shihet i veshur me tesha të ushtrisë gjermane dhe mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse ai do të japë detaje rreth filmit hollivudian. /Telegrafi/

blerim destani