Transferimet më të mëdha të futbollistëve shqiptarë në afatin kalimtar të janarit

Afati kalimtar i janarit ka qenë i domosdoshëm për disa nga futbollistët shqiptarë që luajnë në Evropë.
Disa për një hap më cilësor në karrierë, e disa të tjerë për më shumë minuta.
Kjo ka bërë që disa prej tyre të ndërrojnë mjedis. I fundit ishte ai i Shkodran Mustafit që la Arsenalin për tu bashkuar me klubin legjenda gjerman Schalke që po lufton për mbijetesë.
Amir Abrashi në anën tjetër ka lënë Freiburg për tu bashkuar me Baselin, për gjashtë muaj.
Më befasuesi nga të gjithë ka qenë Armando Sadiku që ka lënë Erzurumspor për të kaluar te Bolivar në Bolivinë e largët, shkruan Telegrafi.
Elbasan Rashani, Zymer Bytyqi, Arijanet Muric, Donis Avdijaj, Ylldren Ibrahimaj e Anel Raskaj ishin disa nga lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës që ndërruan ambient.
Më poshtë i gjeni 27 transferimet më të bujshme të lojtarëve shqiptarë në këtë afat kalimtar.
Elbasan Rashani (Odd – Erzurumspor)
Shkodran Mustafi (Arsenal – Schalke 04)
Riza Durmishi (Lazio – Salerntiana) Leon Dajaku (Bayern Munich – Union Berlin)
Milot Avdyli (Trepça ’89 – Aarau)
Jetmir Haliti (Jonkoping – AIK) Astrit Selmani (Varbergs – Hammarby) Anel Raskaj (SJK – Orgyte IS)































































