LAJMI I FUNDIT:

Trajtimi për regjenerimin e flokëve me keratinë

Trajtimi për regjenerimin e flokëve me keratinë

Kemikalet e fuqishme duke përfshirë ngjyrat dhe përqindjet e larta të hidrogjenit, të cilat përdoren për të arritur nuanca të hapura të flokëve, dëmtojnë kutikulën (mbështjellësin e jashtëm të flokëve). Si pasojë mbetemi me ankesa të flokëve të plasaritura, të degëzuara, pa shkëlqim dhe rritje të
çrregullt

Arjanita Preniqi
Estetiste
Qendra estetike-dermatologjike “estethica”
tel. 044/049 344-284, 038/733-407


Ju prezantojmë produktin më efikas për regjenerimin e flokëve në kohë sa më të shkurtër.

Trajtimi i flokëve me keratinë është metodë e cila u jep elasticitet, forcë, gjallërim dhe shkëlqim të jashtëzakonshëm flokëve.

Menaxhimi i flokëve tuaj nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Riparoni dhe rregulloni në të njëjtën kohë flokun tuaj me keratinë.

Faktorët e përgjithshëm të dëmtimit të flokut janë: bllanzhi, ngjyrosja, pjastra (drejtuesja e flokëve), tharësja e flokëve dhe kemikalet e fuqishme që përdorën për stilim.

Nëse marrim në konsideratë përbërjen e flokëve, atëherë flokët natyralë përbëhen nga 95% keratinë, por sasia zvogëlohet nëse i ngjyrosni dhe i rregulloni intensivisht.

Produktet e keratinës zëvendësojnë proteinën e humbur, në mënyrë që flokët tuaj të bëhen përsëri të butë, në formë të përsosur dhe të shkëlqejnë.

Keratina për flokët është e rëndësishme sepse siguron qëndrueshmëri dhe mbron nga ndikimet e jashtme.

Humbja e keratinës ndodh edhe për shkak të moshës së shtyrë të flokëve apo edhe për shkak të ndikimeve të jashtme të motit.

Humbja e keratinës bën që flokët të plaken dhe të humbasin shkëlqim dhe forcë.

Çfarë mund të prisni nga trajtimi juaj i parë me keratinë?

Një trajtim me keratinë mund të mos ju ndryshojë jetën, por sigurisht që do të ndryshojë ritualin tuaj të mëngjesit me muaj. Sidomos nëse keni flokë të gjatë dhe të thatë, të fryrë, të pakontrollueshëm.

Nga një ditë në tjetrën ju duhet ndjeshëm më pak kohë për t’i bërë flokët tuaj të lëmuar, me shkëlqim dhe të bukura. /Telegrafi/