LAJMI I FUNDIT:

Trajtim mbretëror për veturat e Kryetarit të Maqedonisë, mbi 80 mijë euro për tre vite

Trajtim mbretëror për veturat e Kryetarit të Maqedonisë, mbi 80 mijë euro për tre vite

Gjatë tre viteve të fundit nga kabineti i Kryetarit të shtetit janë ndarë mbi 80 mijë euro për mirëmbajtjen e veturave zyrtare. Në vitin 2014, për mirëmbajtjen e 7 veturave janë ndarë 1.416.000 denarë ose 23 mijë euro, ku ndër ato vetura ka edhe më të vjetra se 9 vite.

Përveç shërbimeve standarde për mirëmbajtjen e veturave, siç janë ndërrimi i vajit, filtrat, në tender ka pasur edhe kërkesa për ndërrim të secilës pjesë të veturave, duke përfshirë edhe rezervuarin e karburantit dhe shumë pjesë tjera.


Kompania e njëjtë ka bërë mirëmbajtjen e veturave edhe në vitin 2015. Bëhet fjalë për kompani private që është angazhuar për disa vite me rradhë, duke fituar tenderin e vitit 2015 me ofertën më të ulët prej 0.001 denarë, por vlera e fundit e tenderit ka arritur vlerën 1.180.000 denarë ose 18.178 euro.

Në vitin 2016 nga buxheti i shtetit janë harxhuar 2.365.100 denarë ose 38.456 euro, për riparim të automjeteve të njëjta, ndërsa çmimi më i lartë në këtë rast është më i kuptueshëm pasi që në listë janë shtuar edhe tre vetura tjera.

Në faqen e internetit për furnizime publike nuk ka të dhëna për vitin e kaluar, ndërsa nga kabineti i Kryetarit edhe këtë vit kanë shpallur tender për mirëmbajtjen e veturave të njëjta, ndërsa kompania që ka fituar tenderin do të dihet pas dy ditësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori