Pas pushimeve, është koha të rikthehesh te objektivat dhe të përshpejtosh rezultatet e fundvitit.

Hallakate ka hapur regjistrimet për edicionin e radhës të trajnimit më të kërkuar në marketingun digjital: AI SMM FAST TRACK, me 50% zbritje për të gjithë pjesëmarrësit.


Ky program 4-ditor është dizajnuar posaçërisht për menaxherë marketingu dhe marketerë që duan të planifikojnë me saktësi, të optimizojnë buxhetet dhe të automatizojnë punët rutinë që nga ideimi i përmbajtjes deri te raportimi i performancës.

Pse tani? (Back to Work, Back to Growth)

-Rishtrukturo proceset e ekipit pas pushimeve dhe vendos ritmin për fushatat e gjysmës së dytë të vitit,

-Shkurto kohën nga ideja te ekzekutimi me mjete AI që standardizojnë brief-et, kalendarët dhe raportet,

-Merr vendime më të mençura me analiza të dhënash dhe raporte të automatizuara që flasin gjuhën e ROI-t.

Çfarë do të mësoni?

- ChatGPT për ideim strategjik dhe ndërtim kalendarësh që lidhen me objektivat e biznesit.

- Meta AI për krijim/optimizim të fushatave reklamuese (targetim, krijime, A/B testime më të shpejta).

- Gemini, Midjourney & mjete vizuale për përmbajtje kreative që përshpejton prodhimin pa kompromis në cilësi.

- Analizë të të dhënave & raportim të automatizuar për rrjete sociale nga KPI-t te insight-et e zbatueshme.

Formati i trajnimit: praktik, i fokusuara në rezultate

Çdo ditë punoni hands-on me mjetet më të fundit të AI, duke dalë me template pune, kalendarë gati për zbatim dhe raportime që mund t’i përdorni menjëherë në ekipet tuaja.

Kush e udhëheq?

Trajnimi udhëhiqet nga Valon Canhasi, ekspert i njohur në median sociale dhe trajner me përvojë të gjatë në zhvillimin e aftësive digjitale për individë dhe organizata.

Detajet kryesore

- Data: 8 – 11 Shtator 2025

- Orari: 18:00 – 21:00 (pasdite)

- Lokacioni: Hallakate, Rr. Rexhep Mala, Prishtinë

- Çmimi me 50% zbritje: vetëm 99.50 € (nga 199 €)

Regjistrimi

Regjistrimi është i hapur në linkun zyrtar:  www.hallakate.com/behu-ai-smm

Vendet janë të limituara. Kthehu në punë me ritëm të ri dhe ekipe më produktive - rezervo vendin tënd sot.