LAJMI I FUNDIT:

Trajnerja personale e Ivanka Trumpit zbulon sekretet e 42-vjeçares për një fizik të tonifikuar

Trajnerja personale e Ivanka Trumpit zbulon sekretet e 42-vjeçares për një fizik të tonifikuar

Trajnerja personale e Ivanka Trumpit ka zbuluar mbi mënyrën se si kjo e fundit qëndron në formë.

Sandy Brockman, një trajnere me bazë në Teksas, tregoi së fundmi se 42-vjeçarja ngre pesha katër ditë në javë, duke shtuar herë pas here një ditë joga.

“Ivanka është e mrekullueshme, sepse ajo thjesht është vetvetja dhe mëson se si të stërvitet forca”, deklaroi Brockman.


Gjatë seancave të tyre të stërvitjes, Ivanka Trump zakonisht i përmbahet të njëjtave pesë ushtrime, duke ndryshuar sasinë e peshës në varësi të qëllimeve të saj në atë kohë.

“Lëvizjet janë gjithmonë të njëjta. Ato janë ngritja e peshave, ‘squats’ me shpinë, shtypje dhe tërheqje”, zbuloi Brockman.

Edhe pse trajnerja vuri në dukje se nivelet e forcës së secilit janë të ndryshme, ajo tha se njerëzit duhet të synojnë të ngrenë peshën e tyre trupore. /Telegrafi/