Duke kujtuar rolin e tij në hapat e parë të Cristiano Ronaldos në futboll, trajneri i sulmuesit portugez te Sporting Lisbona është shumë i lumtur që e sheh tani atë në këtë nivel të Kampionatit Evropian.
Shpërngulja nga Madeira në moshën 12 vjeçare ishte një periudhë shumë e vështirë për të që të adaptohet me ambientin e ri, por Ronaldo mund të llogariste në mbështetjen e dy burrave në akademinë e Sportingut, profesor Aurelio Pereira që e dërgoi atë në kryeqytet, dhe trajnerit të tij, Leonel Pontes.
Të dy tani e shikojnë atë duke e udhëhequr vendin e tij në finalen e Kampionatit Evropian, dhe të dy ishin aty prezent kur Ronaldo ishte një nga talentët e rinj që e shikuan Portugalinë të humbë finalen kundër Greqisë më 2004.
Por, tani që ai e ka udhëhequr vendin e drejt finales së Parisit, Pontes tregon për zhvillimin e tij në Lisbon, përkrah disa yjeve të tjerë të kombëtares portugeze.
“Do të preferoja që ata të mos e kishin thirrur Ronaldo në atë kohë, sepse tashmë ishte një Ronaldo shumë i famshëm. Ajo ishte e tepërt për një 12 vjeçar, ai nuk dëshironte status të veçantë. Është e shkëlqyeshme që ta shoh përsëri atë në finale, përkrah të tjerëve që kam punuar te Sportingu; Rui Patricio, Jose Fonte, Adrien Silva, William Carvalho, Nani, dhe Joao Moutinho”, është shprehur Pontes për Marca.
Lexo më shumë: Ronaldo tregon çfarë i tha Balet pas ndeshjes (Video)
Ai më tutje ka thënë se Ronaldo është tani shumë i motivuar, ndërsa përgatit edhe të tjerët përveç vetës së tij.
“Ai e di që është një mundësi unike, dhe e shoh se është shumë i motivuar, ai nuk është duke e përgatitur veç veten, ai po përgatit edhe të tjerët gjithashtu. Ai ishte lider edhe në moshën 12 vjeçare, ashtu siç është tani. Nuk kishte rëndësi se çfarë ndeshje ishte. Ne ishim të barabartë në futboll, por në pingpong gjithmonë fitonte, kishte një teknikë të shkëlqyer, dhe qeshja me të pasi mundohej të më tregonte se si e bënte. Ai ishte më ndryshe nga fëmijët e tjerë”, ka thënë ish-trajneri i Ronaldos.
Lexo më shumë: Tallja e ish-të dashurës së Ronaldos me Messin (Foto)
Ronaldo gjithmonë ka folur me emocion të madh për dy persona që e kanë ndihmuar shumë në krijimin e karrierës së tij, Sir Alex Ferguson dhe Aurelio Pereira, kreu i akademisë së Sportingut, që ndihmoi edhe në zbulimin e Luis Figos e Paulo Futre, transmeton Koha.net.
“Më kujtohet ky fëmijë i jashtëzakonshëm që i jepte shtytje vetes çdo ditë, me një forcë e vullnet që posedonte, ai kishte gjithçka që të përmbushte ëndrrat”, është shprehur Pereira.
Lexo shumë: Çfarë bën Ronaldo nën dush? Një detaj interesant i zbuluar nga bashkëlojtari
“Madje edhe në atë kohë ai kishte këtë dëshirë të madhe, ai gjithmonë e dinte se çfarë duhej të bënte për ekipin. Jam shumë krenar që e shoh atë të përfshirë tani, ai në çdo inç është kapiten. Ne shkëmbejmë mesazhe pothuajse para çdo ndeshje të madhe, dhe kur e pyes atë, përgjigja është gjithmonë e njëjtë: ‘Ne do të fitojmë!’”, ka thënë Pereira.
Ronaldo nesër ka rastin që të përmbushë një nga synimet e tij të kamotshme, triumfin në një garë të madhe me kombëtaren e Portugalisë. Kurse nesër në finalen e Euro 2016 duhet ta mposhtin Francën për ta bërë ëndrrën realitet.
-
Lexo më shumë: Modelja bombastike: Po, jam në lidhje me Ronaldon (Video)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve – Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Man United e ka gjetur në La Liga zëvendësuesin ideal të Andre Onanas

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit