Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur pas fitores së ekipit të tij ndaj Panamasë.

Belgjika ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Panamsë në ndeshjen e parë të Grupit G në kuadër të Kupës së Botës "Rusia 2018".


Kjo fitore e ka lumturuar trajneri Martinez, i cili është ndarë i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij.

"Jam i kënaqur, ishte pikërisht ajo që prisnim - nuk ka ndeshje të lehta në Kupën e Botës", ka thënë fillimisht Martinez pas ndeshjes.

Belgjika 1 Belgjika e ka nisur furishëm Botërorin (Getty Images)

"Filluam shumë mirë ndeshjen, më pas u bë frustruese pjesa e parë, por unë u kënaqa me mënyrën se si reagoi skuadra".

"Në pjesën e dytë kemi gjetur qetësinë tonë dhe goli i Dries Mertens ishte një gol i mrekullueshëm, ishte shumë i rëndësishëm për ne".

"Në Kupën e Botës, ju duhet të luani për 90 minuta dhe duhet të jeni të përgatitur dhe të punoni shumë, të tregoni pjekuri dhe bashkim të vërtetë", përfundoi trajneri i Belgjikës.

Ndryshe, Belgjika në ndeshjen e ardhshme të grupeve e zhvillon të shtunën ndaj Tunizisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app