LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Cetinje, përkujtohen viktimat e të shtënave masive

Tragjedia në Cetinje, përkujtohen viktimat e të shtënave masive

Në Mal të Zi është mbajtur një ceremoni përkujtimore për 12 viktimat e të shtënave masive që ndodhën ditën e Vitit të Ri.

Bëhet e ditur se ceremonia në qytetin qendror të Cetinjes u ndoq nga familjarët e viktimave si dhe liderë politikë dhe kishtarë.

“Çdo fjalë që themi sot duket e dobët, e pafuqishme për të zbutur vuajtjet e atyre që humbën të dashurit e tyre”, tha Nikola Gjuraskoviq, kryetari i komunës së Cetinjes.


“Nuk ka fjalë për të shpjeguar këtë tragjedi. Në këtë moment, e vetmja gjë që mund të bëjmë është t’u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të të vrarëve, t’u shtrijmë dorën në mbështetje dhe t’i bindim se nuk janë vetëm. Kjo është një humbje për të gjithë ne”, shtoi ai.

Raportohet se viktimat përfshinin shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë, të lindur në 2011 dhe 2016, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Policia tha se personi i armatosur, i identifikuar si Aco Martinoviq, përfundimisht qëlloi veten në kokë dhe vdiq.

Ndërsa të paktën katër të tjerë u plagosën.

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi, kërkon masa urgjente për konfiskimin e armëve të paligjshme
Lexo po ashtu Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi, kërkon masa urgjente për konfiskimin e armëve të paligjshme

Ndryshe, në një masakër të veçantë në të njëjtin qytet në gusht 2022, një sulmues vrau 10 persona, përfshirë dy fëmijë, përpara se të qëllohej dhe të vritej nga një kalimtar.

Një takim i nivelit të lartë në Podgoricë të premten premtoi masa të ashpra për të konfiskuar armët ilegale pas tragjedisë së dytë të tillë në më pak se tre vjet në vendin e vogël ballkanik.

Kryeministri Milojko Spajiq tha se mbajtësit e armëve të regjistruara do t’i nënshtrohen kontrolleve të reja të sigurisë dhe psikologjisë, ndërsa është planifikuar dënim për ata që mbajnë armë ilegalisht.

Spajiq saktësoi se autoritetet do t’u japin njerëzve një periudhë prej dy muajsh për të dorëzuar armët ilegale pa u përballur me asnjë pasojë.

Pas kësaj, tha ai, “ligji do të jetë i qartë dhe dënimet minimale të dhëna nga gjyqtarët do të jenë drastike”.

Televizioni shtetëror RTCG njoftoi se Mali i Zi është i gjashti në botë për sa i përket numrit të armëve të paligjshme për frymë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Kalo në kategori