LAJMI I FUNDIT:

‘Tragjedi pas tragjedie’: Shtatë të vdekur pasi Kalifornia goditet nga një tjetër sulm me të shtëna masive

‘Tragjedi pas tragjedie’: Shtatë të vdekur pasi Kalifornia goditet nga një tjetër sulm me të shtëna masive

Një person i armatosur vrau shtatë persona përpara se të arrestohej në Kaliforni të hënën, vetëm dy ditë pas të shtënave nga të cilat gjetën vdekjen 11 persona (përfshirë të dyshuarin) në një sallë vallëzimi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmet e fundit ndodhën në dy vende të veçanta në qytetin bregdetar të Gjirit të Half Moon, rreth 30 milje (50 km) në jug të San Franciskos.


Sulmuesi u identifikua si 67-vjeçari Zhao Chunli, një banor lokal.

Dhe sulmi i fundit vjen ndërsa shteti mban zi për vdekjet në parkun Monterey me shumicë aziatike gjatë festimeve për Vitin e Ri Hënor.

I dyshuari të hënën u filmua nga kamerat e lajmeve duke u dorëzuar në zyrën e Sherifit të Qarkut San Mateo rreth dy orë pas sulmit.

Katër viktimat e para u zbuluan në një fermë kërpudhash rreth orës 14:22 me orën lokale, ndërsa tre të tjerat u gjetën më vonë në një biznes të kamionëve aty pranë.

Hetuesit nuk kanë dhënë ende një motiv për këtë sulm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Amerika
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Azia
Kalo në kategori