Kërkesat për gara me vetura të segmentit SUV janë duke u rritur dita ditës, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon lajmi që Toyota Land Cruiser, më saktë versioni special i Land Speed Cruiser, ka arritur shpejtësinë maksimale prej 370 kilometra në orë.

Natyrisht, për një shpejtësi të tillë, është dashur të prodhohet një motor i veçantë. Në këtë rast është futur motori me 5.7 litra V8, të cilit i është shtuar turbochargeri i cili prodhon plot 2000 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.


2 38

Është e qartë se të gjithë komponentët e motorit është dashur të ndërrohen dhe forcohen, por është përdorur edhe transmisioni garues që do t’i bënte ballë rrotullimeve të shpejta gjatë ngasjes me shpejtësi të madhe.

3 27

Gjithashtu, vetura është ulur më poshtë për të qenë më stabile gjatë ngasjes me shpejtësi të madhe, dhe për të përmirësuar aerodinamikën.

5 15

Këtë ngasje të “çmendur” e ka realizuar Car Edwards, ish-shoferi i Toyotas në NASCAR, i cili në pistën e gjashtë katër kilometra, arriti shpejtësinë maksimale prej 370 kilometrave në orë, duke i dhënë kësaj veture epitetin e veturës më të shpejtë të segmentit SUV. /Telegrafi/

4 18