Legjenda e futbollit italian Francesco Totti është shokuar nga fakti që Roma dështoi të shënonte tre herë nga pika e bardhë në ndeshjen ndaj Lille.

Roma pësoi humbje në ndeshjen hapëse të Ligës së Evropës, por ajo që ra në sy ishin tre penalltitë e humbura, ku portieri francez arriti t’i ndalë tre goditje të njëpasnjëshme nga 11-metërshi.


E ndër reagimet e shumta, nuk kishte si të mungonte edhe i ish kapitenit që përmes një mesazhi zanor që më pas u publikua online, nuk e fshehu habinë dhe zhgënjimin e tij.

“E pabesueshme, kjo duhet të jetë shaka. Mua më kritikonin duke thënë se shënoja vetëm nga penalltia, sikur të ishte e lehtë... Por kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e futbollit – tre penallti radhazi të humbura!”.

“Vetëm Roma është në gjendje të bëjë diçka të tillë, e pabesueshme”, tha Totti.

Ndërkohë, Roma është ndër liderët aktual në tabelën e Serie A pranë AC Milanit dhe Napolit, kurse objektivi i madh mbetet qëndrimi në top katërshe./Telegrafi/

telegrafi sport app