LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami rivalizon Arsenalin për Lemar

Tottenhami rivalizon Arsenalin për Lemar

Ylli i Atletico Madridit, Thomas Lemar po pëlqehet shumë nga klubet e Ligës Premier, të cilat janë të interesuara ta transferojnë gjatë këtij muaji.

Lemar u transferua nga Monaco te Atletico në verën e kaluar, por pa arritur të lë gjurmë.

Mos-shkëlqimi i tij, shkaku edhe i hapësirave të pakta kanë bërë që Lemar të bëhet një emër i kërkuar nga klubet tjera.


Të parët që shprehen interesim për transferimin e reprezentuesit francez ishte Arsenali.

Arsenali po e projketon transferimin e Lemarit
Lexo po ashtu Arsenali po e projketon transferimin e Lemarit

Sipas mediumit Footmercato, Tottenhami i është bashkuar garës me fqinjët e veriut në Londër, Arsenalin, për Lemar.

Francezi mund të lejohet të largohet nga Atletico Madridi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të dimrit. /Telegrafi/