Tottenhami është bërë me një trajner të përkohshëm pasi ka arritur marrëveshje me Igor Tudorin.

Tudor së fundmi ka qenë në krye të Juventusit, ndërsa prej atëherë ka qenë i lirë dhe menjëherë ka pranuar detyrën te gjiganti londinez.


Gazetari David Ornstein i “Athletic” ka konfirmuar se marrëveshja në parim mes dy palëve tashmë është kompletuar.

“Igor Tudor ka informuar Tottenhamin se është gati ta pranojë ofertën afatshkurtër për të drejtuar klubin deri në qershor”.

“Negociatat janë në fazë të avancuar. Roberto de Zerbi dhe Mauricio Pochettino janë top kandidatë për të drejtuar klubin për edicionin tjetër”, raporton ndër të tjera ai.

Ende nuk dihet se kur Tudor do ta marrë drejtimin e Tottenhamit, por gjasat janë reale që të debutojë kundër rivalit lokal, Arsenal./Telegrafi

telegrafi sport app