Tottenham Hotspur ka fituar në udhtëim te Chelsea me rezultat 3-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.

Gjelat kanë arritur edhe fitoren e pestë radhazi në kampionatin anglez duke bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa Chelsea mbetet mbrapa në garë.


Pochettino Conte Pochettino fitoi duelin ndaj Contes (Getty Images)

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë dhe të dyja skuadrat arritën ta gjejnë një gol, ku të parët që shënuan ishin Blutë me anë të Alvaro Moratas (30'), i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Victor Moses.

morata

Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte me epërsinë e Chelsean, në skenë doli danezi Christan Eriksen (45'), i cili shënoi një supergol nga distanca për t'i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

eriksen

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin shumë më të mirë duke arritur t'i shënojnë edhe dy gola tjerë për të marr një fitore të madhe.

Ishte mesfushori anglez, Dele Alli, i cili shënoi fillimisht një gol të bukur në minutën e 62-të për 2-1, ndërsa katër minuta më vonë shënoi për 3-2 dhe deri në fund nuk pati tjetër gol.

dele alli

Pas kësaj fitore, Tottenahami renditet në pozitën e katërt me 64 pikë, ndërsa Blutë në vendin e pestë me 56 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Chelsea e pret në shtëpi West Hamin, ndërsa Tottenhami udhëton te Stoke City. /Telegrafi/

telegrafi sport app