LAJMI I FUNDIT:

Tottenham ka vendosur çmimin prej 96 milionë euro për yllin e tyre për të cilin interesohet Real Madridi

Tottenham ka vendosur çmimin prej 96 milionë euro për yllin e tyre për të cilin interesohet Real Madridi

Në vitin 2025, Real Madridi pritet të futet në treg për një mbrojtës të ri të djathtë, pasi dëmtimi i gjurit i Dani Carvajal dhe mungesa e tij deri në fund të sezonit ka ndryshuar planet. 

Carvajal do të jetë në Real Madrid edhe për sezonin e ardhshëm, pasi tashmë ka nënshkruar një vazhdim të kontratës edhe për një vit.  

Sidoqoftë, marrëveshja e Lucas Vazquez përfundon në vitin 2025, kështu që ai mund të lëvizë nëse nënshkruhet një zëvendësues – e ku Trent Alexander-Arnold po kërkohet nga Los Blancos, por me kushtin që ai të mbërrinte në Spanjë vetëm si lojtar i lirë. 


Pedro Porro është identifikuar si një alternativë Alexander-Arnold, megjithëse  Football Insider shkruan se Tottenham nuk do ta linte reprezentuesin spanjoll të largohej lehtë.  

Sipas këtij mediumi, çmim i kërkuar prej 96 milionë euro është vendosur nga gjigantët e Ligës Premier. 

Tottenham nuk është nën presion për të shitur Porron, i cili do të jetë mbrojtësi i djathtë startues edhe te Spanja në mungesë të Carvajal.  

Real Madridi tani është i vetëdijshëm se do të duhet të shpenzojë shumë nëse duan ta marrin spanjollin të, megjithëse nuk do ta kenë problem ta bëjnë këtë gjë nëse e shohin si të nevojshme. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori