Një recetë shumë e shijshme dhe e veçantë

Përgatitja kërkon pak durim, por rezultati do tua shpërblejë, sigurisht, lodhjen.


Për të bërë koren nevojiten: * 100 g fiq të tharë * 100 g rrush të tharë * 100 g çokollatë të grirë në rendë * 100 g arra të grira * një lugë miell * 10 të bardhë të vezëve * 150 g sheqer * 200 arra të bluara Për të bërë filetën: * 10 të verdhët e vezëve * 300 g sheqer * 100 g çokollatë të shkrirë * 1 margarinë * 2 qeska sheqer vanilje Përgatitja:

Përzieni fiqtë e grirë imët, rrushin e tharë, çokollatën e grirë në rendë, arrat e grira dhe një lugë miell. Tundni në një enë 10 të verdhët e vezëve, shtoni sheqer, lugë pas luge.

Në të verdhët e vezëve me kujdes përzieni arrat e bluara dhe përbërjen e fikut, pastaj piqni në tepsi të lyer në furrë të ngrohur.

Koren e pjekur ftoheni dhe ndajeni në dy pjesë të njëjta.

Për filetën, në avull zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin. Shtoni çokollatën e shkrirë, hiqeni nga zjarri dhe ftoheni.

Margarinën tundeni deri sa t’i ngjajë shkumës me sheqerin e vaniljes dhe bashkojini me kremin e ftohur.

Ndajeni tortën në fileta dhe zbukurojeni sipas dëshirës.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.