Ditëlindjet e fëmijëve zakonisht organizohen me balona, lodra dhe ëmbëlsira të ndryshme, ndërsa momenti kryesor është fryrja e qirinjve të tortës. Ndaj, pikërisht kjo e fundit duhet të ketë pamje të dashur për fëmijë.


Tortat më të papërshtatshme për ditëlindjet e fëmijëve foto 2 Mbishkrimi i papërshtatshëm për festë fëmijësh

Mirëpo, ka të tillë që për ditëlindjen e parë, kanë kërkuar tortë ku shfaqen imazhe me gjueti, fëmijë duke pirë birrë, apo përmbajtje eksplicite, transmeton Telegrafi.

Tortat më të papërshtatshme për ditëlindjet e fëmijëve foto 3 Provokimi bizar nga "majmuni"

Ka të tillë që kanë kërkuar që në shtresën e sipërme të shkruhet Hooters, që është një zinxhir lokalesh nate, ku kamerieret punojnë shumë të zhveshura.

Tortat më të papërshtatshme për ditëlindjet e fëmijëve foto 4 Gjuetia nuk është për të vegjlit

Pa dashje apo qëllimisht, në disa torta janë shfaqur imazhe të padëshiruara.

Tortat më të papërshtatshme për ditëlindjet e fëmijëve foto 5 Forma që sigurish u krijua pa dashje

“Mirë që fëmijët nuk i mbajnë mend ditëlindjet e para, sepse do të ishte shumë keq”, është një koment lidhur me rastin.

Tortat më të papërshtatshme për ditëlindjet e fëmijëve foto Pirja e birrës nga fëmijët nuk është aspak e pranueshme

Nuk mungojnë as kafshët, që janë vendosur në pozita të pa lakmueshme që do t’i vinin në siklet të ftuarit. /Telegrafi/