Aktorja Tori Spelling është fotografuar për herë të parë që kur u pa me mavijosje në trup dy javë më parë.
Gjegjësisht, 50-vjeçarja është pikasur nga fotoreporterët gjatë një daljeje të mbrëmjes në një restorant. Duke gjykuar nga fotografitë që kanë dalë në media, duket se ajo është më mirë pas qëndrimit në spital.
Për këtë rast, kishte zgjedhur një stil veshjeje paksa më të rëndomtë, duke veshur një bluzë të shkurtër të bardhë, një xhaketë të zezë dhe xhinse të gjera me bel të ulët. Stilimin e saj e ka kompletuar me një gjerdan të thjeshtë dhe atlete të bardha.
Spelling vendosi të dilte pa grim dhe u xhirua duke folur me një burrë të panjohur para një restoranti. Pas darkës, ajo u fotografua në një pikë karburanti aty pranë.
Për kujtesë, nuk dihet ende pse ajo u shtrua në spital, ndërsa pak para se të shkonte në spital, aktorja jetonte në një kamping me fëmijët e saj pas divorcit nga Dean McDermott. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"