Topthat me çokollatë janë baza e çdo feste, ne po ju sjellim një recetë tradicionale!

Për të gjithë dashamirët e çokollatës! Përbërësit:▪ 200 g sheqer▪ 200 gr gjalpë▪ 300 gr biskota▪ 100 g çokollatë të zezë▪ 200 gr miell kokosi▪ 1 dl qumështPër dekorim:▪ 70 gr miell kokosi
Përgatitja:
Grini biskotat në blender. Ngrohni qumështin në një enë në shporet dhe shkrini me radhë sheqerin, gjalpin dhe çokollatën.
Përziejini të gjitha mirë.
Masës së nxehtë i shtoni biskotat e bluara dhe i përzieni. Shtoni miellin e kokosit në përzierje dhe përzieni mirë. Lëreni përzierjen në të ftohtë për afro 10 minuta.
Bëni toptha dhe i rrotulloni në miell kokosi. Vendosni topthat në shporta të vogla letre dekorative.
Lëreni në frigorifer për të paktën tri orë.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































