Toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi

Këta toptha me dukje dekorative do t’i bëni shumë thjesht dhe shpejt, për vetëm 20 minuta, por do t’ju mrekullojnë me shijen e tyrePërbërësit:- 150 g çokollatë të bardhë të grirë;- Kore e një gjysmë limete (limon i ëmbël);- 50 ml ajkë të ëmbël;- 1 cm xhenxhefil të grirë në rende;- 50 g kokos.Përgatitja: 1. Në një enë të vogël përzieni ajkën, xhenxhefilin dhe koren e grirë të limetës. Nxehni furrën e mikrovalës rreth gjysmë minute.
2. Përbërjen e nxehtë qiteni sipër çokollatës së bardhë të grirë dhe përzieni mirë. Sërish futeni në furrë mikrovale gjysmë minute dhe përzieni derisa çokollata të shkrihet tërësisht.
3. Mbuloni me kapak përbërjen e ftohur dhe futeni në frigorifer të qëndrojë për rreth gjysmë ore.
4. Nga përbërja e ftohur formoni topthat dhe rrotulloni në miell kokosi.
Kënaquni - transmeton Telegrafi.










































