Presidenti Topi, në mesazhin e tij të urimit, thekson se muaji i Ramazanit është “provë e spastrimit vetëshpirtëror dhe se në këtë muaj solidariteti dhe mirësia njerëzore arrijnë kulmin e tyre, duke i bërë të afërt me njëri-tjetrin për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimin në vlerat fetare e njerëzore”.

“Qoftë i lehtë për ju ky muaj agjërimi! Zoti ju ndihmoftë në këtë ritual të shenjtë dhe ju dhëntë shëndet, forcë e besim për ta përmbushur më së miri atë! Ju uroj nga zemra lumturi dhe begati në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!”, thuhet në këtë mesazh urimi, raportoi Ora News.


Presidenti Topi shtoi se toleranca dhe harmonia fetare, bashkëjetesa paqësore mes feve e kanë shndërruar kombin shqiptar në një shembull të rrallë në botë të këtyre vlerave sa njerëzore dhe shpirtërore./Telegrafi/