Topi: Berisha rrezik për zgjedhjet

Si parti e qendrës së djathtë, FRD paraqiti propozime konkrete për ish-të përndjekurit, ish-pronarët, por edhe shtresa te tjera te djathta, që sipas kryetarit të kësaj partie, Bamir Topi janë harruar nga Partia Demokratike dhe sot kanë zërin dhe shtëpinë e vërtete, Frymën e Re Demokratike.
”Shumica e atyre që sot flasin zyrtarisht në emër të së djathtës, janë ish-komunistë sektarë, burra me lidhje të forta me ish-regjimin. Kjo e djathtë zgjodhi aleancën me një pjesë të komunistëve të majtë për të qëndruar në pushtet, ndërkohë që dëboi nga shteti e përfaqësimi elitat, ish-juristë, ish-të përndjekur, ish-pronarë e shtresa të tjera historikisht mbështetëse të politikanëve konservatorë”, deklaroi ish-presidenti Topi, transmeton TCH.
Por, në themel të programit të FRD, tha kryetari i saj, është vendosur ekonomia, pasi ajo paraqitet në një pikë kritike.
Përveç shkatërrimit të ekonomisë, me tone të ashpra Bamir Topi foli për rënien e institucioneve në dorë të një njeriu, kryeministrit aktual, nën drejtimin e të cilit, ai tha se edhe zgjedhjet janë të rrezikuara nga ajo qe ai e quan sindroma e vjetër të Berishës, vjedhja e votës.
Duke shpjeguar gjate arsyet e nevojës për një parti të vërtetë që të përfaqësojë të djathtë, Bamir Topi tha se edhe e majta sot është në krize, në atë që ai e quan kriza e vlerave.
”Premtimet për rilindje bien në kontrast të thellë me aleancat dhe koalicionet korruptive përpara elektorale”, theksoi Topi.
Me bindjen se FRD paraqet alternativen e trete politike, por te vetmen qe mbron interesat e qytetarëve, Bamir Topi nga ky Kuvend iu beri thirrje shqiptareve mos ta neglizhojne 23 qershorin, por të votojnë masivisht për t’i dhënë mundësi vetes dhe vendit për ndryshim. /Telegrafi/


















































