Marc-Andre ter Stegen ka zbuluar ditë më parë se ai nuk është adhurues i madh i sportit dhe të afërmit te tij qeshin kur u thotë se ai nuk kupton asgjë nga futbolli.

Portieri gjerman madje kishte bërë me dije se ai nuk e pëlqen të shikojë një ndeshje futbolli, por nganjëherë e bënë vetëm kur luajnë shokët e tij në ndonjë skuadër.


Daily Mail ka përpiluar një listë me lojtarë e ish-lojtarë që nuk u pëlqen futbolli:

Gareth Bale

Tashmë jemi të gjithë në dijeni se uellsiani është i pasionuar pas futbollit dhe madje në shumë intervista ka thënë se ai çdo ditë e më shumë o bije në dashuri me golfin.

Carlo Tevez

Ish-lojtari i Manchester United e City është një tjetër futbollist që ka pas karrierë të shkëlqyer, mirëpo edhe ai është adhurues i madh i golfit, sikurse Bale.

690 8 2

Benoit Assou-Ekotto

Ekotto kishte kaluar nëntë vite si lojtar i Tottenham Hotspurit, mirëpo në vitin 2010 ai kishte thënë se futbolli për të është vetëm një punë, asgjë më shumë.

690 7 2

David Bentley

Ish-reprezentuesi i Anglisë që u pensionua nga futbolli në verën e vitit 2014 kishte zbuluar se ai gjithmonë e thoshte në mendjen e tij se futbolli nuk është për të, madje ishte zhgënjyer shumë për një kohë.

Bobby Zamora

Ish-anëtari i West Ham United ka rrëfyer në vitin 2012 se ai nuk është fans i futbollit dhe kur të pensionohet nga futbolli nuk do t'i shikonte asnjë ndeshje, pasi të gjitha duken të njëjta dhe nuk i zgjojnë interesim.

690 6 2

Ronaldinho

Braziliani i ka fascinuar të gjithë me lojën dhe lëvizjet që bënte me top, mirëpo derisa po qëndron në burgu në Paraguai, ka rrëfyer se ai nuk e pëlqen ta shikojë një ndeshje në futboll, ai i shikon vetëm disa sekuenca të shkurta, pasi më shumë parapëlqen të ketë topin në këmbë.

690 5 2

David Batty

Ish-lojtari i Leeds United he mesfushori i Anglisë u pensionua në vitin 2014, por që kishte thënë se ai nuk e kishte shikuar asnjë ndeshje që kur ishte pensionuar dhe se ndeshjet me kombëtaret ishin të mërzitshme.

690 4 2

Gabriel Batistuta

Njëri ndër sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij i ka shokuar tifozët e tij kur ka thënë se nuk i pëlqen futbolli dhe ishte vetëm një profesion për të.

690 3 2

Espen Baardsen

Baardsen ishte lindur në ShBA, por e kishte përfaqësuar Norvegjinë,, derisa në Angli kishte luajtur për Tottenhamin, Watfordin dhe Evertonin në vitit 1990-ta. Portieri kishte thënë se pasi ishte pensionuar nga futbolli në vitin 2001, atij i kishte humbur interesimi për futboll dhe nuk e shikon më.

Stephen Ireland

Ish-mesfushori i Manchester Cityt ka thënë se futbolli për të nuk vlenë fare dhe nuk e di as vetë se si ishte ngujuar në të gjatë karrierës së tij që mori fund në vitin 2007.

690 2 2

Dani Alves

Mbrojtësi brazilian që ishte padyshim njëri ndër më të mirët në pozitën e tij vite më parë ka thënë se ai nuk ka ndjenja për futbollin dhe se kur të pensionohet do të shëtisë të githë botën, pasi i pëlqejnë udhëtimet.

690 1 3

Ezequeil Lavezzi

Sulmuesi argjentinas kishte një formë tejet të lartë si te skuadrat Napoli dhe Paris Saint-Germian, mirëpo kishte thënë në janar të vitit 2015 se ai e ka menduar shpeshherë  dorëheqjen nga futbolli, pasi nuk ndiente dashuri për atë që bënte. /Telegrafi/

690 11

telegrafi sport app