Futbolli në Kosovë është duke u ngritur dita ditës, me terrenet që janë në përmirësim e sipër.

Shumë futbollist nga Kosova kanë arritur të depërtojnë në ligat e njohura evropiane e disa prej tyre edhe në ligat më të mëdha si ajo gjermane e italiane.


Edhe këtë edicion shumë lojtarë të talentuar kanë shkëlqyer në futbollin e Kosovës.

Sa i përket pozitës së portierit, tre super talent po mbrojnë portën e skuadrave të mëdha në Kosovë.

Visar Bekaj ka qenë i jashtëzakonshëm këtë edicion me Prishtinën dhe është edhe pjesë e Përfaqësueses A të Kosovës.

37388552 10156550228036779 3905925228433244160 n 1 Visar Bekaj

Portën e Feronikelit po e mbron Florian Smakiqi, një tjetër talent i madh që ka treguar formë tepër të lartë me Niklin dhe Përfaqësuesen U21 të Kosovës.

Florian Smakiqi 1 Florian Smakiqi

Zbulim këtë edicion është edhe Flamur Gashi i Lirisë. 18-vjeçari që është pjesë e Kosovës U19, ka shkëlqyer me fanellën bardh e zi dhe pritet të ketë një karrierë të suksesshme jashtë vendit.

Flamur Gashi 1 Flamur Gashi

Blend Baftiu u largua nga Prishtina në drejtim të Ballkanit dhe ky veprim i tij ishte i qëlluar, pasi tani ka shpërthyer duke shënuar gola dhe duke dhuruar asistime. Me 20 vite mbi supe, Baftiu është bërë lider i Ballkanit. Klubi nga Theranda ka në radhët e veta edhe një ‘bomber’ si Jetmirr Topalli i cili gjithashtu ka shkëlqyer me gola.

Blend Baftiu Blend Baftiu

Jetmir Topalli Jetmir Topalli

Te Gjilani edhe këtë edicion ndër më të dalluarit ishte Edison Kqiku. Talenti gjilanas e ka vetëm hijen në Kosovë, pasi pritet të depërtojë në ndonjë klub evropian.

Edison Kqiku Edison Kqiku

Trepça ’89 bëri shumë ndryshime, por barra kryesore thuajse mbeti mbi talentin Muharrem Jashari. Ylli i Përfaqësueses U21 mund të largohet në drejtim të Evropës pas përfundimit të stinorit.

Muharrem Jashari Muharrem Jashari

Nga Llapi në Osijek u transferua Mirlind Daku vitin e kaluar, ndërsa ‘Legjendat’ kanë në radhët e veta tjerë futbollistë të talentuar. Festim Alidema ka shkëlqyer këtë edicion me gola, por një tjetër talent që është dalluar dhe pritet të ketë të ardhme të ndritur është edhe Valmir Veliu.

Valmir Veliu Valmir Veliu

Festim Alidemaa Festim Alidema

Meriton Korenica padyshim që është njëri nga futbollistët më të mirë aktualisht në Kosovë. Iu bashkua Prishtinës nga Liria dhe vazhdoi shkëlqimin edhe në kryeqytet.

Goditjet e tij të fuqishme nga distanca, ndërtimi i aksioneve dhe asistimi tek bashkëlojtarët e kanë karakterizuar mesfushorin nga Rahoveci. Nëse Rahoveci momentalisht njihet si qytet i rrushit dhe verës, në të ardhmen pritet të njihet si vendlindja e super yllit nga Kosova, Meriton Korenica.

Meriton Korenica 1 Meriton Korenica

Viti 2019 këta 10 futbollistë mund t’i gjejë në ndonjërën nga ligat evropiane pasi talenti dhe përkushtimi nuk iu mungon. /Telegrafi/ 10 talentet e futbollit kosovar: Visar Bekaj – Prishtina Florian Smakiqi – Feronikeli Flamur Gashi – Liria Valmir Veliu – Llapi Muharrem Jashari – Trepça ‘89 Edison Kqiku – Gjilani Blend Baftiu – Ballkani Meriton Korenica – Prishtina Jetmir Topalli – Ballkani Festim Alidema – Llapi

telegrafi sport app