Tom Holland shihet pa unazë martese mes thashethemeve për martesë me Zendaya-n
Aktorët Tom Holland dhe Zendaya vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave, pas spekulimeve të fundit se mund të jenë martuar në fshehtësi.
Thashethemet u shtuan pasi Zendaya u pa së fundmi me një unazë të artë në gishtin e martesës gjatë Javës së Modës në Paris.
Megjithatë, Tom Holland është parë në disa dalje publike pa asnjë unazë në dorën e majtë, gjë që ka krijuar edhe më shumë konfuzion mes fansave, shkruan DailyMail.

Aktori i “Spider-Man” u pa fillimisht duke shijuar një shëtitje me miqtë në Miami, ndërsa më pas u fotografua edhe në Los Angeles, pranë hotelit të njohur Chateau Marmont, ku u pa duke kaluar kohë me disa miq.
Spekulimet për një martesë të mundshme u nxitën edhe më shumë pasi stilisti i Zendaya-s, Law Roach, deklaroi gjatë një interviste në një event të fundit se “dasma ka ndodhur tashmë”, duke lënë të kuptohet se çifti mund të jetë martuar larg vëmendjes së medieve.

Megjithatë, deri tani as Zendaya dhe as Tom Holland nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një gjë të tillë.
Dy aktorët u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2016 dhe për një kohë të gjatë e mbajtën marrëdhënien e tyre larg vëmendjes publike.
Romanca e tyre u konfirmua përfundimisht në vitin 2021, kur u fotografuan duke u puthur në Los Angeles. /Telegrafi/









































