LAJMI I FUNDIT:

Toka kishte reaktorin e saj bërthamor natyral, 1.7 miliard vjet më parë

Toka kishte reaktorin e saj bërthamor natyral, 1.7 miliard vjet më parë

Nëse jeni në kërkim të inteligjencës aliene, duhet fillimisht të kërkoni një përshkrim më të sigurtë nga gjithë aktiviteti i Universit, ku do të hasni në disa opsione.

Mund të kërkoni transmetim inteligjent të radios, siç është lloji i transmetimit që njerëzit e filluan në shekullin e XX, transmeton Telegrafi.

Mund të kërkoni shembuj të modifikimeve në të gjithë planetin, si shfaqja e qytetërimit njerëzor, kur shikoni Tokën me një rezolucion mjaft të lartë. Madje mund të kërkoni ndriçimin artificial gjatë natës, siç janë qytetet tona që janë të dukshme nga hapësira.


Ju gjithashtu mund të analizoni arritjet teknologjike, siç është krijimi i grimcave si antineutrinos në një reaktor bërthamor. Në fund të fundit, kështu për herë të parë janë zbuluar nutrionot (ose antineutrinot) në Tokë.

Nëse shikojmë opsionin e fundit, mund të mashtrojmë veten. Toka krijoi një reaktor bërthamor, natyral, shumë kohë përpara se njerëzit të ekzistonin.

Sot, për të krijuar një reaktor bërthamor, përbërësi i parë që na nevojitet është karburanti i shkallës së reaktorit. Për shembull, uraniumi vjen në dy izotope të ndryshme natyrore: U-238 (me 146 neutrone) dhe U-235 (me 143 neutrone).

Ndryshimi i numrit të neutroneve nuk e ndryshon llojin e elementit të saj, por ndryshon në atë se sa i qëndrueshëm është elementi juaj.

Për U-235 dhe U-238, ata veprojnë përmes një reaksioni zinxhiror radioaktiv, por U-238 jeton gjashtë herë më shumë.

Nga ajo kohë e deri më tani, U-235 përbën vetëm rreth 0.7 për qind të të gjithë uraniumit natyror, që do të thotë se duhet pasuruar të paktën rreth 3 për qind e niveleve në mënyrë që të arrihet një reagim i qëndrueshëm i ndarjes, ose kërkohet konfigurimi i veçantë (që përfshin ndërmjetësues të ujit të rëndë).

Por 1.7 miliard vjet më parë ishte dy herë më i madh se sa U-235. Në atë kohë, në Tokën e lashtë, U-235 ishte rreth 3.7 për qind e të gjithë uraniumit: mjaftueshëm për të ndodhur një reagim.

Midis shtresave të ndryshme të gurëve ranor, para se të arrini në shtratin e granitit që përbën pjesën më të madhe të kores së Tokës, shpesh gjeni venat e depozitave minerale, të pasura me një element të veçantë.

Nganjëherë këto janë jashtëzakonisht fitimprurëse, kur gjejmë damarë ari nën tokë. Por nganjëherë, gjejmë materie tjera, madje shumë më të rralla siç është uraniumi.

Në reaktorët modernë, uraniumi i pasuruar prodhon neutrone dhe prani të ujit, që vepron si një moderator neutronesh, e një pjesë e këtyre neutroneve godasin bërthamën tjetër – U-235, duke shkaktuar reaksion të ndarjes.

Derisa bërthama ndahet, ajo prodhon bërthamën “bijë” më të lehtë dhe lëshon energji që gjithashtu prodhon tri neutrone shtesë. E nëse kushtet janë të përshtatshme, reagimi do të shkaktojë ngjarje shtesë të kësaj ndarje – duke çuar në një reaktor të vetëqëndrueshëm.

Dy faktorët u bashkuan,  1.7 miliard vjet më parë, për të krijuar një reaktor bërthamor natyror. Faktori i parë është mbi shtresën shkëmbore të granitit, ujërat nëntokësore që rrjedhin lirshëm dhe është çështje gjeologjike dhe kohe para se uji të rrjedhë në rajonet e pasura me uranium. Rrethimi i atomeve të uraniumit me molekula uji konsiderohet si një fillim i fuqishëm.

Por që reaktori të funksionojë mirë, duhet komponentë shtesë: dëshironi që atomet e uraniumit të treten në ujë. E në mënyrë që uraniumi të jetë i tretshëm në ujë, duhet të ketë oksigjen.

Për fat të mirë, bakteret aerobike, që përdorin oksigjen evoluan pas zhdukjes së parë masive në historinë e regjistruar të Tokës: ngjarja më e madhe e oksigjenimit.

Me oksigjen në ujërat nëntokësore, uraniumi i tretur do të ishte i mundur, sa herë që uji do të përmbyste venat minerale dhe madje do të krijonte një material shumë të pasur me uranium.

Kur keni reaksion të ndarjes së uraniumit, një numër e “nënshkrimeve” të rëndësishme përfundojnë duke u prodhuar.

Pesë izotope të elementit ksenon prodhohen si produkt reaksioni. Mbetjet e U-235/U-238 do të duhej të reduktoheshin, pasi vetëm U-235 është i zbërthyeshëm.

Kur U-235 ndahet, prodhon sasi të mëdha të neodymiumit (Nd) me një peshë specifike: Nd-143. Normalisht, raporti i Nd-143 me izotopet e tjerë është rreth 11-12 për qind, duke vërejtur kështu një përmirësim që tregon ndarjen e uraniumit.

Në vitin 1972, fizikani francez Francis Perrin zbuloi gjithsej 17 vende të përhapura në tre depozita xeherore në minierat Oklo në Gabon, Afrikën Perëndimore, që përmbanin të katër këto nënshkrime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori