LAJMI I FUNDIT:

Togeri i FSK-së shpallet studenti më i mirë në Shkollën ‘John F. Kennedy’

Togeri i FSK-së shpallet studenti më i mirë në Shkollën ‘John F. Kennedy’

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Nysret Buzhala, këshilltar ushtarak i komandantit të Forcës Tokësore të FSK-së u shpall studenti më i mirë ndërkombëtar, në trajnimin “Kapiten Karriere” që realizohet nga Shkolla e Forcave Speciale “John F. Kennnedy”, të Ushtrisë së ShBA-së.

Pasi mori vlerësime të larta, gjithashtu arriti të jetë në Listën e Komandantit, duke u radhitur i pesti në këtë listë ku përfshiheshin të gjithë studentët përfshirë edhe ata të Ushtrisë amerikane.

Toger Buzhala gjatë shkollimit ka treguar performancë të shkëlqyer në të gjitha fazat e shkollimit si: Analizat regjionale, kursin kualifikues për marrëdhënie civile, trajnimin “Kapiten Karriere” si dhe në ushtrimin përmbyllës “Culmination Exercise”, duke u renditur si njëri nga studentët me vlerësimet më të larta.


Si rezultat i performancës së lartë, pas përfundimit të trajnimit, toger Nysret Buzhala u dekorua me medaljen e meritave “Commendation Medal” për periudhën kohore nëntor 2016-nëntor 2017. /21Media/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori