Do t’ju tregojnë nëse diçka nuk është në rregull me trupin tuaj: Sekrecionet vagjinale – çfarë tregon ngjyra e tyre?
Sekrecionet vagjinale janë dukuria më normale dhe e rregullt gjatë ciklit të çdo gruaje, pavarësisht se sa ndonjëherë na shqetëson apo edhe është e pakëndshme
Sekrecioni normal vagjinal është një funksion i trupit që është një mënyrë e shëndetshme dhe natyrale për të mbrojtur vagjinën tuaj.
Dhe ndërsa shumica prej nesh nuk ka asnjë arnsye për t’u shqetësuar kur bëhet fjalë për sekrecionet, disa lloje të sekrecioneve vagjinale mund të jenë një tregues i infeksionit, transmeton Telegrafi.
Llojet e sekrecioneve vagjinale
Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të sekrecioneve vagjinale. Ato ndryshojnë në ngjyrë dhe konsistencë. Ndërsa disa lloje janë plotësisht normale, të tjerat tregojnë një gjendje që kërkon trajtim (tableta vagjinale, antibiotikë, antifungalë…).
I bardhë
Sekrecioni i bardhë në fillim ose në fund të ciklit menstrual është plotësisht normal.
Megjithatë, nëse shoqërohet me kruajtje dhe duket si copëz e vogël djathi, ndoshta është një tregues i një infeksioni kërpudhor.
Transparent, i holluar sikur ujë
Ky lloj sekrecioni është më normal. Mund të shfaqet në çdo kohë gjatë muajit, por mund të jetë veçanërisht i dukshëm pas stërvitjes.
Transparent, i zgjatur
Ky sekrecion, i cili ngjan me të bardhat e vezëve të papërpunuara, tregon se ka shumë të ngjarë të keni ovulim.
Kjo është një kohë ideale për t’u angazhuar për të ngelur shtatzënë, sepse atëherë jeni më pjellore (ose, nëse ky është qëllimi juaj, për të shmangur shtatzëninë duke përdorur kontracepsion).
Sekrecion i kafenjtë, i përgjakur
Sekrecioni në fund të ciklit tuaj mund të duket ngjyrë kafe, menjëherë pas menstruacioneve, dhe këto janë “shenjat e fundit” të tij. Megjithatë, edhe gjatë ciklit, mund të vëreni sasi të vogla gjaku midis menstruacioneve. Nëse gjakrrjedhje në formë pikash ndodh në vend të menstruacioneve, mund të jetë një shenjë e shtatzënisë së hershme. Në disa gra, gjakrrjedhja në formë pikash mund të jetë një shenjë e qartë e ovulacionit. Nëse vëreni gjakrrjedhje gjatë fazave të hershme të shtatzënisë, mund të jetë një shenjë e abortit.
Në raste të rralla, sekrecionet ngjyrë kafe ose të kuqe janë një shenjë e endometriozës apo edhe një tumori. Është e rëndësishme që të shkoni për kontrolle të rregullta te një gjinekolog dhe të bëni testin PAPA.
I gjelbër ose i verdhë
Kur sekrecioni është ngjyrë jeshil ose i verdhë, i trashë dhe i shoqëruar me një erë të pakëndshme peshku, kjo nuk është një shenjë e mirë. Ky sekrecion tregon një infeksion, por shpesh mund të jetë një shenjë e trihomoniazës.
Nëse keni sekrecione të pazakonta me simptoma të tjera, telefononi menjëherë mjekun tuaj. Simptomat përfshijnë dhimbje barku, humbje peshe të pashpjegueshme, lodhje, urinim të shpeshtë …
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasi mahniti me ngjyrën e flokëve, Billie vjen me një prerje fantastike
Veshjet më të bukura të javës
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën