LAJMI I FUNDIT:

Tirana fitoi një shumë të majme nga kalimi i Ndockyt te Osijeku

Tirana fitoi një shumë të majme nga kalimi i Ndockyt te Osijeku
(Foto: nk-osijek.hr)

Tirana ka marrë një lajm shumë të mirë sa i përket afatit kalimtar veror.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për shitjen apo blerje të një elementi shumë cilësor, por për përfitimin që vjen nga një marrëveshje e mirëmenduar tri vite më parë – transmeton SuperSport.

Merveille Ndockyt, i cili u shit nga Tirana te Getafe në vitin 2017 për 400 mijë euro plus ruajtjen e 20 për qind të kartonit, tashmë është zyrtarisht pjesë e Osijekut në Kroaci.


(Foto: nk-osijek.hr)

Klubi kroat e kishte marrë nga Getafe në huazim me të drejtë blerjeje. Këtë të hënë Osijeku ka njoftuar blerjen përfundimtare të sulmuesit anësor për 550 mijë euro, sikurse parashikohej në kontratë.

Për rrjedhojë, Osijeku 110 mijë euro duhet t’i derdhë në arkat e klubit bardheblu, që korrespondon me 20 për qind të kartonit.

(Foto: nk-osijek.hr)

Në trend Sport

Më shumë
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

Ligat tjera
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Gjiganti i Seria A do të futet në garë për  Virgil van Dijk

Gjiganti i Seria A do të futet në garë për Virgil van Dijk

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori