LAJMI I FUNDIT:

Tingëllon si e pakuptimtë, por nuk është ashtu: Flisni me bebet edhe në gjuhë të huaj

Tingëllon si e pakuptimtë, por nuk është ashtu: Flisni me bebet edhe në gjuhë të huaj

Ndonëse mendoni që bebja nuk ju kupton kur i flisni diçka, ekspertët konsiderojnë që fëmijës tuaj do të duhej t’i flisnit edhe në gjuhë të huaj

Tingëllon si e pakuptimtë, por nuk është ashtu. Sepse që në nëntë muajt e parë vjen në kontakt me gjuhën tjetër, më vonë do ta mësojë shumë më shpejt dhe më lehtë, transmeton Telegrafi.

Psikologët e Universitetit në Bristol të Anglisë kanë zbuluar që truri në zhvillim ka të ashtuquajturën fazë të programimit, andaj fëmija në atë periudhë arrin aftësinë e njohjes së tingujve kyç të gjuhëve, më së shumti të gjuhës amtare.

Nëse bebja ende nuk ka pasur kontakt me gjuhët e huaja në fazën e mëvonshme më vështirë do ta mbizotërojë shqiptimin e fjalëve të panjohura.

Prandaj, nëse dëshironi që fëmijës tuaj mësimi i gjuhëve tëhuaja t’i shkojë për dore, filloni me kohë, derisa është bebe. /Telegrafi/