Ka disa vende në Tokë ku koha dhe moti funksionojnë pak më ndryshe, siç është Antarktida.

Bëhet fjalë për një vend ku mund të shihni “copëza akulli dhe borë” - ku mund të shihni edhe kolonitë e pinguinëve, përcjell Telegrafi.


Por është shumë më tepër se kaq.

TikToker-i Matty K Jordan i befasoi shikuesit kur zbuloi se si dukej ky vend “në orët e mbrëmjes”.

@mattykjordan

Goodnight from Antarctica #Antarctica

Sipas vlerësimeve, Antarktida është 'laboratori natyror më i rëndësishëm në botë' dhe gjithashtu 'një vend me bukuri dhe mrekulli të madhe'.

Dielli njëzet e katër orësh tingëllon si një ëndërr për shumë njerëz, por si do të ndiheshit që duhet të flini kur duket se është ende mesditë?

Sa i përket asaj se si duket, është magjike.

Matty kapi një video për shikuesit e tij, për t'u treguar atyre saktësisht se sa shumë dritë sheh ndërsa është duke punuar në Antarktidë. /Telegrafi/