LAJMI I FUNDIT:

TikTok mbyll llogaritë e trafikantëve, publikonin video të kalimit nga Shqipëria drejt Anglisë me kamionë dhe jahte

TikTok mbyll llogaritë e trafikantëve, publikonin video të kalimit nga Shqipëria drejt Anglisë me kamionë dhe jahte

Adresa e një grupi mafioz shqiptar që u kërkonte 14 mijë sterlina emigrantëve të parregullt për të bërë udhëtimin nga Spanja drejt Anglisë u mbyll këtë të mërkurë nga ana e kompanisë së TikTok.

Në llogarinë e tyre, siç edhe e raportoi Top Channel, trafikantët shpërndanin pamje të ndryshme duke përdorur ikona dhe emoji kamionësh, tragetesh dhe atraksionit turistik London Eye, që ndodhet në buzë të lumit Tamiz, ndërsa theksonin se i gjithë udhëtimi ishte i sigurt.


Rruga e re promovohej si më pak e rrezikshme dhe me më pak kontrolle.

Por pas këtyre reklamave, TikTok një ditë më parë hoqi fillimisht reklamimet e bëra në faqe dhe më pas mbylli totalisht adresën duke zhdukur të gjitha postimet e bëra.

Sipas mediave britanike TikTok është kanali i madh i komunikimit midis grupeve mafioze të organizuara të trafikimit të qenieve njerëzore dhe viktimave të tyre.

Muajin e kaluar një grup kriminal ofronte shërbimin “all inclusive” të quajtur “Asylum Express”, për 12 mijë sterlina si rrugë drejt Britanisë, ku përfshihej kontaktimi me një kompani avokatësh të emigracionit më të mbërritur në Angli, të cilët do i orientonin se çfarë do duhet të thonin në Polici dhe në zyrat e emigracionit kur të aplikonin për azil.

Së fundmi, qeveria britanike ka filluar identifikimin dhe hetimin e disa zyrave ligjore që ndihmojnë emigrantët në bërjen e aplikimeve të rreme për azil.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori