Tifozi anglez i fascinuar: Kosova vendi më i mirë në botë, hëngra tri herë dhe piva 20 birra me 30 euro!

Një tifoz me emrin Josh Pownall është duke e shijuar në maksimum udhëtimin e tij në Kosovës për të ndjekur kombëtaren e tij, Anglinë.
Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Anglisë në takimin e fundit eliminator për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.
Si drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, ashtu edhe qytetarët po mundohen në maksimum t'iu ofrojnë mirëseardhje të ngrohtë miqve anglezë.
Përveç mirëseardhje së mirë që po e ndjejnë, anglezët kanë mbetur ta fascinuar edhe me jetesën e lirë në Kosovës.
Një tifozë anglez me emrin Josh Pownall është ai i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth çmimeve të lira të ushqimit dhe pijeve.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































