Tifozët kanë mbetur të habitur nga vendi ku Max Verstappen ka vendosur trofeun e tij të Kampionatit Botëror të Formula 1.

Këtë sezon, ai është favorit për të fituar të tretin, dhe një hat-trick titujsh pasi makinat e Red Bull me në krye me të e rrëmbeu në vitin 2021 dhe 2022.


Pasi fitoi ndeshjen hapëse të sezonit në Bahrein, Verstappen iu desh të kënaqej me vendin e dytë në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, pasi shoku i skuadrës së holandezit, Sergio Perez rrëmbeu pozitën e parë.

Megjithatë, tifozët e F1 nuk mund ta besojnë se ku e ka vendosur Verstappen trofeun e tij të të fundit në Kampionatin Botëror, pasi një foto nga një transmetim i drejtpërdrejtë u postua në mediat sociale.

Fotografia tregonte trofeun e Verstappen në majë të një mini frigoriferi pranë ekranit të tij të televizorit.

Tifozët reaguan shpejt, njëri tha: "Trofeu ËDC thjesht rastësisht mbi një mini frigorifer".

Një tjetër shkroi: "Ai është njësoj si unë, por në vend të kësaj ka një llambë mbi timen".

Një tifoz i tretë shtoi: “Unë mendoj se ai është si unë dhe nuk u jep shumë kuptim trofeve apo fotove apo gjërave të tjera. Ajo që ka rëndësi është momenti dhe arritja”. /Telegrafi/

telegrafi sport app