Liga Premier ende nuk ka përfunduar dhe tifozët kanë shpallur lojtarin e sezonit.

Liga angleze si edhe katër liga më të mëdha evropiane janë suspenduar shkaku i coronavirusit dhe ende nuk është bërë e ditur se kur mund të rikthehen në aksion apo edhe të përjashtohen.


Liverpoolit i duhen vetëm edhe gjashtë pikë për t'u shpallu kampion, pasi është 25 pikë larg vendit të dytë, Manchester Cityt.

mane

Sky Sports ka krijuar një hapësirë ku mund të votojnë lexuesit e tyre dhe 50 mijë persona kanë shprehur mendimin e tyre.

33 për qind kanë votuar për senegalezin si lojtari i ndeshjes, duke mposhtur bashkëlojtarin e tij Jordan Henderson me vetëm 2 për qind dallim.

Kevin de Bruyne ishte i treti në listë, derisa  Virigil Van Dijk me 5 për qind dhe Mohamed Salah me 2 për qind. /Telegrafi/

telegrafi sport app