LAJMI I FUNDIT:

Tifozët kanë nisur të kërkojnë kthimin e Ozilit në skuadrën e Arsenalit, lojtari i pëlqen postimet

Tifozët kanë nisur të kërkojnë kthimin e Ozilit në skuadrën e Arsenalit, lojtari i pëlqen postimet
(Foto: Instagram/m10_official)

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë për skuadrën e tij, para se t’i shuhen shpresat për top-katërshe.

Humbja turpëruese nga Aston Villa në Emirates (0-3) ishte dëshmi se Topçinjtë nuk janë në rrugën e duhur të ndërtimit të një ekipi triumfues.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi në shtëpi (pas asaj nga Leicester City), por ajo që shqetëson është performanca e pakënaqshme e Arsenalit.


Aston Villa nënshtron Arsenalin në Emirates
Lexo po ashtu Aston Villa nënshtron Arsenalin në Emirates

Ndërsa tifozët tashmë kanë filluar ta kërkojnë Mesut Ozilin, i cili është lënë jashtë ekipit të parë të Artetas.

Mbështetësit e Topçinjve kanë bërë postime të ndryshme në rrjetet sociale duke thënë se iu mungon Ozili dhe kanë kërkuar kthimin e tij, ndërsa vet lojtari i ka pëlqyer disa prej këtyre publikimeve.

Mediat sportive raportojnë se mesfushori ofensiv mund të rikthehet në skuadër, duke qenë se më keq se kaq nuk ka se çfarë t’i ndodhe Arsenalit, pos që 32-vjeçari mund të ofrojë kreativitetin e tij për t’i ndihmuar bashkëlojtarët. /Telegrafi/

https://twitter.com/NikoIas_/status/1325548681643225089

Image: Mesut Ozil/Twitter

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori