Tifozët e Realit dhe Juves vërshojnë rrugët e Cardiffit, bëjnë atmosferë të zjarrtë para ndeshjes (Video)
Real Madrid dhe Juventus do ndeshen mes vete në finalen e Ligës së Kampionëve.
Finalja e Ligës së Kampionëve 2017 ka parë dy skuadra të mëdha, Real Madridin dhe Juventusin, të ndeshen mes vete për trofeun e skuadrës më të mirë të vitit në Evropë.
Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e kësaj ndeshje të madhe, tifozët e të dyja skuadra kanë vërshuar rrugët e qytetit të Cardiffit.
Në rrugët e Cardiffit dhe në kafene shihen tifozëritë e dy skuadrave duke kënduar për të tentuar t’i japin zemër skuadrës së tyre.
Deri më tani nuk është lajmëruar për asnjë incident, ndërsa ndeshja fillon nga ora 20:45. /Telegrafi/
https://twitter.com/matthewgscott/status/871009033171476484
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























