Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, sot ka organizuar një marsh protestues kundër dhunës ndaj grave dhe gjuhës fyese të politikanëve ndaj tyre.
Me moton “Thuaj Mjaft Dhunës Ndaj grave”, marshi nisi nga në Sheshin “Zahir Pajaziti” duke vazhduar deri te ndërtesa e qeverisë.
Igballe Rogova nga ky rrjet, duke bërë thirrje për ndalimin e gjuhës seksiste kundër grave gjatë këtij organizimi ka përmendur po ashtu edhe deklaratat fyese ndaj grave të presidentit amerikanë Donald Trump i cili sot ka nisur ditën e parë të punës.
“Sot i jemi bashkuar këtij marshi kundër fyerjeve ndaj grave që po ndodhin në të gjithë botën dhe e lidhim edhe me çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Tek ne, vitin e kaluar, ka nisur një gjuhë seksiste ndaj grave. U themi të gjithëve ‘stop’, mjaft më me atë gjuhë”, tha Rugova.
Në fund të dhjetorit ish-Avokati i Popullit i Kosovës tash anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi e pati quajtur Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxhën një “lopë” dhe një “hienë që kultivon kurvëri politike”.
Gjuhë fyese ndaj grave gjithashtu pati përdorur edhe kryeministri Isa Mustafa kur në Facebook pati shkruar “Janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe