Ekipi rus Spirit e ka dërguar në rezervë Ivan “zweih” Gogin dhe kapitenin Leonid “chopper” Vishnyakov.

Pas dështimit në Major, ku edhe pse pretendonin ta fitonin arritën deri në gjysmëfinale, Spirit ka bërë dy ndryshime në ekip.


Një ndër ta është edhe “zweih”, i cili para pak muajve kishte treguar urrejtje ndaj yllit të Kosovës Drin “makazze” Shaqiri. Ai publikisht thoshte se “makazze” nuk ka vend te NaVi, si dhe do të përjashtohej pas vetëm gjashtë muajve.

E tërë kjo duket se iu kthye boomerang, ku Spirit e dërgoi në rezervë “zweih”, duke rikthyer dyshen Miroslav “zont1x” Plkahotia dhe Boris “magixx” Vorobiev. Përndryshe, ky i fundit do të jetë kapiteni i ri i ekipit.

Kësisoj, ekipi i Spirit për sezonin e ri do të jetë kështu: donk, magixx, zont1x, t1nr dhe sh1ro.

Spirit aktualisht renditet në pozitën e pestë në botë./Telegrafi

telegrafi sport app