LAJMI I FUNDIT:

Thonjtë tuaj janë zverdhur, u mungon shkëlqimi: Këto janë disa zgjidhje që mund t’ju ndihmojnë

Thonjtë tuaj janë zverdhur, u mungon shkëlqimi: Këto janë disa zgjidhje që mund t’ju ndihmojnë

Shkaktari më i zakonshëm për zverdhjen dhe humbjen e shkëlqimit të thonjve është përdorimi i tepërt i manikyrit dhe kujdesi i dobët

Kjo është një gjendje e përkohshme dhe mund të zgjidhet lehtësisht.

Kur dëgjoni që dikush sugjeron që “thonjtë duhet të pushojnë një ditë nga llaku për të pasur mundësi të marrin frymë”, duhet ta dini që pjesërisht është e saktë, pjesërisht jo.


Thonjtë nuk mund të “marrin frymë”, por vërtet duhet të pushojnë nga llaku. Kjo është arsyeja…

Pa marrë parasysh nëse janë të fortë dhe në shikim të parë të lëmuar, thonjtë kanë sipërfaqe poroze. Për shëndetin dhe kujdesin e tyre, është me rëndësi që rregullisht t’i trajtoni me vajra cilësore, mundësisht me vaj jojoba. Nëse nuk e keni për momentin, do ta bëni me vaj ulliri, bajamesh ose kastori. Në ditën e “pushimit”, lani thonjtë rregullisht pasi të keni larë duart, transmeton Telegrafi.

Në mbrëmje kushtojini dhjetë minuta duke i lagur me vaj të ngrohtë. Mos e derdhni vajin e përdorur çdo herë, por mbajeni në një tas me kapak dhe “ricikloni”. Temperatura nuk duhet të rritet shumë dhe do të mund të qëndrojë për një kohë të gjatë.

Për të zbardhur njollat në thonjtë dhe gishtat, mund të përdorni sodë buke, si dhe lëng limoni të tretur në ujë ose tre për qind peroksid hidrogjeni.

Për sa i përket suplementeve, rekomandohet biotina, zinku dhe vitamina E. Nëse përveç ndryshimit të ngjyrës së thonjve, vëreni edhe se janë trashur, po shkërmoqet dhe lëkura rreth tyre është e fryrë ose e gjakosur, është një infeksion dhe duhet të shkoni te mjeku. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Këshilla dhe arsye
Etiketa e fustanit të Kim vodhi gjithë vëmendjen dhe sigurisht, nuk ishte e paqëllimshme

Etiketa e fustanit të Kim vodhi gjithë vëmendjen dhe sigurisht, nuk ishte e paqëllimshme

Moda
Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Fantazia që i mbron: Si krijojnë fëmijët një botë ku nuk ka vend për brenga

Fantazia që i mbron: Si krijojnë fëmijët një botë ku nuk ka vend për brenga

Fëmija juaj
Melania Trump shfaqet me një pamje të guximshme: Pantallona me lule dhe taka rozë në piknikun e Kongresit

Melania Trump shfaqet me një pamje të guximshme: Pantallona me lule dhe taka rozë në piknikun e Kongresit

Moda
Hipnotizohu nga vetja!

Hipnotizohu nga vetja!

Psikoprofil
Kalo në kategori