Klasa S Mercedes është një nga shtyllat që e mban Mercedesin kaq lartë, dhe të gjitha indikacionet janë se do të mbetet kështu me gjeneratën e re.

Tashmë jemi futur në brendësinë revolucionare të Klasës së re S. Asnjëherë më parë S-Class nuk kishte ekrane kaq shumë dhe aq pak çelësa dhe kurrë më shumë mundësi dhe pajisje, transmeton Telegrafi.


Tendencat digjitale kanë depërtuar në thelbin e veturës, kështu që shumë po pyesin nëse modeli i jashtëm do të jetë aq radikal.

95934432 2700 4f03 9020 5cc426b5509e

Por pamja e jashtme nuk i ka pëlqyer shumë adhuruesve të Mercedes. Disa mund të zhgënjehen, pasi brezi i ri nuk do të jetë aq i ndryshëm nga Mercedes W222.

S W222 1

Këtu kryesisht nënkuptojmë dritat dhe një maskë dhe detaje të tilla si dorezat e dyerve.

920f2175 4351 46a4 9d63 b93865df12a2

Mos u mashtroni nga ngjashmëria e madhe me brezin aktual.

Platforma për modelin e ri ka evoluar që nga viti 2015, dhe kjo do të ndryshojë rrënjësisht edhe me S-Class.

Lajmi i mirë është se me kalimin e kohës, të gjitha këto teknologji do të bëhen të disponueshme në një farë mase në "klasa" më modeste.

Le të themi që Mercedes njoftoi se do të zbulojë detaje të caktuara të S-Class në dy raste, më 29 korrik dhe 12 gusht, dhe zbulimi i plotë do të bëhet në shtator. /Telegrafi/