LAJMI I FUNDIT:

Thomas Mullerit i ofrohen 30 milionë euro në vit nga një klub kinez

Thomas Mullerit i ofrohen 30 milionë euro në vit nga një klub kinez

Thomas Muller mund të bëhet futbollisti i fundit që mund të shkojë në Kinë, pasi një klub i ofron yllit të Bayern Munich rreth 30 milionë euro në vit. 

Lista e lojtarëve të lidhur me një lëvizje në Kinë është e gjatë, por këtë herë aty ka përfunduar Thomas Muller.

Muller, i cili vetëm shënoi gjashtë gola në Bundesligë këtë sezon, është lojtari i fundit që lidhet me Lindjen e Largët shkruan Kicker.


Atij i janë ofruar 30 milionë euro nga një klub në Superligën Kineze.

Mësohet se gjasat që Muller ta refuzojë këtë ofertë janë të mëdha pasi që gjermani i duhet ende herët, një kalim në atë nivel, që është 29 vjeç.

Muller ka qenë me klubin e Bundesligës për 11 vjet, por rëndësia e tij për ekipin e parë është zvogëluar në sezonet e fundit.

Mousa Dembele, Moussa Sissoko, Sandro Wagner dhe Marek Hamsik janë yjet e huaj që kanë kaluar në Kinë këtë vit.

Ka pasur mjaft zëra të tjerë që janë të lidhur me kalimin në Lindjen e Largët si Pierre Emerick-Aubameyang dhe Sergio Ramos. /Telegrafi/