Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, 10 Dhjetori, e cila shënohet në mbarë botën, e gjen Kosovën në nivel jo të kënaqshëm të respektimit të të drejtave të njeriut, thonë përfaqësues të organizatave që merren me këto çështje.
Me rastin e kësaj dite, Avokati i Popullit i Kosovës, në bashkëpunim me disa organizata joqeveritare kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët, ku u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve të pushtetit shtetëror për angazhim të shtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim. Po ashtu, për herë të parë kanë organizuar një marsh në qendër të kryeqytetit me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”.
Në deklaratën, të cilën e ka lexuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ndër të tjera kërkohet nga Qeveria e Kosovës që ta adresojë me prioritet çështjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.
“Qëllimi i Deklaratës është mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim. Prandaj, ftojmë institucionet e Kosovës për krijimin e masave efektive për ushtrimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktuara nga Kushtetuta e Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare”, ka thënë Jashari.
10 Dhjetori përkujton miratimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila u adoptua në vitin 1948, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, ka thënë se pas 70 vjetësh të deklaratës universale, ende nuk kemi të drejta të barabarta dhe të drejtat e njeriut nuk zbatohen ashtu siç paraqiten në deklaratë.
“Por, ne nuk do të ndalemi. Sot është e veçantë kjo ditë sepse kemi dalë bashkërisht të ngremë zërin për të drejtat të gjithë njerëzve në Kosovë – për të drejtat e grave, për drejtat e fëmijëve, për të drejtat e fëmijëve, të drejtat e komuniteteve, të drejtat e komunitetit LGBTI, si dhe të gjitha të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka thënë Rogova.
Në anën tjetër, Bexhet Shala, drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, ka thënë se situata politike dhe socio-ekonomike po ndikon në shkeljen e të drejtave të njeriut.
“Shteti ka kufizime të mëdha buxhetore për të investuar në fushat ku përmirësohet cilësia e të drejtave të njeriut. Shumë fëmijë lënë procesin mësimor dhe punojnë, pastaj pensionistët janë kategori sociale, të cilët mezi mbijetojnë me pensionet që marrin. Papunësia dhe varfëria është në nivel të lartë dhe qytetarët kërkojnë perspektivë në shtete të ndryshme të Evropës. Pra, të gjitha këto ndikojnë në një kualitet jo të duhur të të drejtave të njeriut”, ka vlerësuar Shala.
Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut edhe në bazë të Kushtetutës së Republikës se Kosovës. Në Kushtetutë thuhet se “të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës. Çdo kush e ka detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania