Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka bërë thirrje që nga sot që të gjithë ata që janë të papunë dhe nuk kanë asnjë anëtarë të familjes të punësuar të lajmërohen në zyrat për punësim. Përmes kësaj ai ka premtuar për të gjitha kompanitë që do t’i marrin subvencion prej 70% të pagës për çdo punëtorë. Të papunët shprehen të dëshpëruar ndërsa ekonomistet e shohin si të dështuar këtë ide.
Ismet Rrahimi për dy dekada rresht dorëzoi pothuajse të njëjtat dokumente.
Por, edhe pas gjithë kësaj kohe asnjëherë nuk arriti që të jetë i punësuar.
Me dokumentet e njëjta Rrahimi, mori rrugë për në Agjencinë e Punësimit në Prishtinë edhe këtë të hënë.
Shkas që ky të vizitoj këtë qendër ishte një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“I pa punë jam. Dola sot me pa çka është çështja e premtimit të Kurtit. Kesh sot i pyeta por nuk ish asgjë. Që 25 vjet jam i pa punë dhe jam lajmërua këtu rregullisht por asnjëherë nuk më kanë thirrë. Asnjë familjar nuk e kamë të punësuar. Këtu nuk kish asgjë. Jam i dëshpëruar shumë”, u shpreh Rrahimi.
Për të njëjtën arsye, zyrën e njëjtë sot e vizitoi edhe Mirjeta Ahmeti.
Ndonëse e diplomuar në drejtimin e Infermierisë, Ahmeti thotë se në zyrën për punësim dorëzon dokumente çdo gjashtë muaj më shpresën se ndonjë ditë do të ftohet për ndonjë punë.
“Unë e kom fakultetin për Infermieri të Përgjithshme dhe para gjashtë muajsh i kam dorëzua dokumentet këtu, dhe sot erdha sërish dhe i dërgova dokumentet këtu. Kurrë nuk më kanë thirre”, u shpreh Ahmeti.
Të shtunën më 16 korrik, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një video mesazhi, bëri të ditur se po fillon të jetësoj një premtim të tij.
Bëhej fjalë për një skemë të re punësimi, e ku përmes këtij video mesazhi, Kurti ju bënte thirrje të papunëve që të lajmërohen.
Por këtë nismë të Kryeministrit Kurti, po e sheh si të dështuar njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj.
Sipas tij, punësimi nuk mund të bëhet përmes situatave të tilla pa krijuar investime kapitale.
“Të pjesa e politikave ekonomike po shihet se kjo Qeveri dhe ky Kryeministër nuk kanë sens të bërit ekonomi të tregut dhe punësim i nuk bëhet përmes sustave por përmes krijimit të vendeve të reja të punës. Kjo s’mundet më ndodh pasi duhet të krijohen investime. Ai duhet të tregoj sa investime kapitale ka bërë këtë vit për më pas mundësi më krijua vende të punës e jo përmes këtyre byrove pasi deri tash janë treguara të dështuara”, ka deklaruar Kadriaj.
Të gjithë ata që do të dërgojnë dokumente në zyrën e Punësimit duket të kenë parasysh, që për tu bërë pjesë e këtij përfitimi të premtuar nga qeveria duhet që asnjë nga familjarët e tij mos të jetë i punësuar./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Mark Zuckerberg konfirmon lansimin e kriptovalutës 'Libra'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar