LAJMI I FUNDIT:

Thimonier: Shkupi dhe Sofja të vazhdojnë për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët

Thimonier: Shkupi dhe Sofja të vazhdojnë për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët

Në një intervistë për AIM, Ambasadori francez Christian Thimonier tha se dinamika pozitive e vendosur me aktin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Miqësisë në 2017 dhe që vazhdoi me Marrëveshjen e Prespës, bëri të mundur arritjen e një vendimi unanim të shteteve anëtare.

“Kjo frymë pozitive duhet të ruhet nga të dy palët, posaçërisht në aktivitetet e komisioneve të ekspertëve që kanë dhënë disa rezultate inkurajuese. Fryma evropiane dhe premtimi i vlerave të përbashkëta mundësuan pranimin e vendeve anëtare në të kaluarën dhe do të mundësojnë integrimin e anëtarëve të rinj në të ardhmen. Të dy kombet bien dakord që ato kanë rrënjë të përbashkëta historike dhe kulturore, siç dëshmohet nga nisma e bukur për të festuar së bashku Shën Kirilin dhe Metodin çdo vit në nivelin më të lartë politik në Romë.

Evropës i duhet, posaçërisht kur bëhet fjalë për Ballkanin, të ushqejë frymën e komunikimit duke respektuar palën tjetër. Është e nevojshme të qetësohen shpirtrat në interes të secilit prej të dy vendeve dhe dy popujve, por edhe në interes të Evropës, e cila duhet t’i përgjigjet sfidave të reja që kërcënojnë mbijetesën e saj, si dhe vlerat dhe prosperitetin e tij”, tha Thimonier duke komentuar në vlerësimet publike për një veto të re të mundshme nga Sofja në rrugën e integrimit të vendit tonë në BE./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori