Sezoni i parë i Thibaut Courtois në Real Madrid ishte për tu harruar, megjithatë ai ka arritur të rikthejë formën e tij këtë sezon.

Portieri 27-vjeçar ka regjistruar numra më të mirë se dy portierët e tjerë të klasit botëror që janë në La Liga, si Jan Oblak (Atletico Madrid) dhe Marc-Andre ter Stegen (Barcelona).


Sezonin e kaluar belgu pranoi 48 gola në 35 ndeshje, por ishte Zinedine Zidane ai që vendosi që ta mbajë portierin si zgjedhjen e tij të parë, duke lejuar që Keylor Navas të largohej.

Screenshot 12 1 e1583366133785 Tre portierët më të mirë në La Liga (Foto: Marca)

Këtë sezon ai ka pritur 76.6 për qind të gjuajtjeve nga kundërshtarët, me Oblak që vjen pas tij si i dyti me 75 për qind, ndërsa gjermani Ter Stegen me 65 për qind është i treti.

Belgu edhe sa i përket pritjeve nga goditjet brenda zonës është lider me 72 për qind, në krahasim me 67.5 për qind që ka Oblak dhe 54.5 për qind që ka Ter Stegen.

GettyImages 1185107627 Pritjet e Thibaut Courtois. (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Asnjë lojtar nuk e ka arritur ta mposht atë me goditje jashtë zonës, ndërsa Ter Stegen ka ndaluar 85 për qind të goditjeve nga distanca, e Oblak 82 për qind.

GettyImages 1140847967 Jan Oblak . (Fot: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Courtois ka pritur 17 goditje me kokë të kundërshtarëve, Ter Stegen 12, ndërsa Oblak tetë deri më tani këtë sezon.

GettyImages 1209744884 Marc-Andre Ter Stegen . (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Portieri i Real Madridit aktualisht po udhëheq në garën për trofeun “Zamora”, i cili i jepet çdo sezon portierit që ka pranuar më pak gola në La Liga. /Telegrafi/

telegrafi sport app