Thiago Motta zbulon emrin e lojtarit për të cilin u pendua që e shiti nga Juventusi

Ish-trajneri i Juventusit, Thiago Motta ka shpjeguar se vendimi i tij për të lejuar largimin e disa prej lojtarëve këtë sezon ka qenë kryesisht për shkak të arsyeve ekonomike dhe teknike.
Mes lojtarëve që u larguan ishin edhe Moise Kean dhe Nicolo Fagioli, të cilët tashmë po shkëlqejnë tek Fiorentina.
Motta ka pranuar se largimi i këtyre dy lojtarëve është bërë për arsye ekonomike dhe teknike.
“Kishte zgjidhje ekonomike, jo vetëm teknike. Natyrisht, klubi nuk e dinte në fillim të seoznit se Milik nuk do të ishte asnjëherë në dispozicion”.
“Kur erdhi Kolo Muani, ai bëri një kontribut të madh. Fagioli e nisi mirë me ne, por pastaj kaloi në një rrugëtim të vështirë”, ka thënë Motta fillimisht.
“Kështu klubi dhe unë u pajtuam që ai duhet të ketë një eksperiencë të re. Shpresoj se Fagioli do të vazhdojë të rritet ashtu siç po bën tani”.
Motta gjithashtu zbuloi se Hans Nicolussi Caviglia është lojtari për të cilin është penduar më së shumti që e ka shitur.
24-vjeçari u transferua tek Venezia në formë huazimi me obligim blerje në afatin kalimtar veror.
“Një lojtar që bëmë gabim që nuk e mbajtëm në ekip është Nicolussi Caviglia, i cili po shfaq një kualitet të madh”, përfundoi italiani./Telegrafi/





















































