“Kam probleme serioze, është një çrregullim i vërtetë dhe miliona njerëz sot vuajnë nga kjo. Është një çrregullim obsesiv-maniakor. Kam ca prej kësaj”, ka thënë Theron.

“Nuk bëj llogaritje ose diçka të tillë, por kam një problem të vërtetë me kaosin. Nuk kam asgjë kundër, por thjesht nuk më pëlqen kur kaosi mbulohet. Kam problem me dollapët e çrregullt dhe njerëzit që vetëm i gjuajnë gjërat aty dhe e mbyllin derën. Nuk mund ta duroj këtë. Nuk mund të qëndroj në shtrat dhe të mendoj se kam lënë keq diçka”, ka shtuar aktorja.